THIRRJE PËR ABSTRAKTE

 

MIRËSEARDHJA

Në emër të SHUKOS dhe SHUKALB, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të na bashkoheni në Konferencën dhe Ekspozitën e 14-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të zhvillohet më 3–5 Nëntor 2026, në Prishtinë, Kosovë, në Hotel Emerald.

Tema e Konferencës së këtij vitit, “Uji dhe Mundësi të Barabarta”, thekson rëndësinë e ndërtimit të një sektori të ujit që nuk është vetëm i qendrueshëm dhe i fortë nga pikëpamja teknike, por edhe i drejtë, gjithëpërfshirës dhe i orientuar drejt nevojave të komuniteteve. Frymëzuar nga tema e Ditës Botërore të Ujit 2026, të Kombeve të Bashkuara Uji dhe Gjinia, Konferenca e këtij viti sjell një qasje më të gjerë, duke trajtuar si aksesin e barabartë në shërbimet ujësjellës – kanalizime, ashtu edhe mundësi të barabarta brenda vetë sektorit të ujit.

Aksesi në shërbime të sigurta, të besueshme dhe të përballueshme të furnizimit me ujë dhe sanitetit është thelbësor për shëndetin publik, zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës. Megjithatë, pabarazitë në akses dhe në cilësinë e shërbimeve vazhdojnë të ndikojnë komunitete në rajon dhe më gjerë. Për të garantuar që askush të mos mbetet pas, kompanitë ujësjellës-kanalizime, qeveria dhe aktorët e tjerë duhet të punojnë së bashku për të siguruar shërbime që janë të aksesueshme, të qëndrueshme dhe që i përgjigjen nevojave të të gjithë qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, përmirësimi i shërbimeve varet nga institucione të forta dhe profesionistë të kualifikuar. Ndërkohe që sektori përballet me sfida të tilla si modernizimi i infrastrukturës, përmbushja e kërkesave rregullatore, transformimi digjital, presionet klimatike dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore, është thelbësore të tërhiqen dhe të mbahen profesionistë të talentuar, të mbështetet zhvillimi i karrierës dhe të promovohen mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe udhëheqje.

Për këtë arsye, inkurajojmë të gjithë profesionistët e interesuar, institucionet, kompanitë ujësjellës-kanalizime, përfaqësuesit e sektorit privat, akademinë, profesionistët e rinj dhe partnerët të njihen me temat e Konferencës së këtij viti dhe të kontribuojnë aktivisht në program përmes dorëzimit të një abstrakti për prezantim. Përmes ndarjes së përvojave, kërkimeve, zgjidhjeve praktike dhe mësimeve të nxjerra, pjesëmarrësit do të ndihmojnë në pasurimin e dialogut profesional dhe në mbështetjen e zhvillimit të një sektori më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Kemi kënaqësinë t’ju mirëpresim në Prishtinë këtë nëntor, për të ndarë së bashku një mundësi të rëndësishme shkëmbimi, bashkëpunimi dhe angazhimi të përbashkët për të ardhmen e sektorit të ujit në rajon dhe më gjerë.

KOMITETI TEKNIK I PROGRAMIT

Për më shumë informacion rreth Komitetit Teknik të Programit, ju lutemi shikoni “KOMITETI TEKNIK”, linku i faqes këtu.

TEMAT KRYESORE TË KONFERENCËS

Përpara dorëzimit të Prezantimit në PowerPoint që do të mbahet në Konferencë dhe Punimit të Plotë, autorët duhet të dorëzojnë një abstrakt bazuar në temat e paraqitura si më poshtë. Këto abstrakte do të vlerësohen nga Komiteti Teknik i Programit. Autorët e abstrakteve të përzgjedhura do të ftohen të sjellin punimin e tyre final dhe prezantimin në PowerPoint. Jeni të ftuar të paraqisni abstraktin tuaj duke përfshirë por jo duke u kufizuar në temat e mëposhtme:

QEVERISJA DHE POLITIKAT PËR SHOQËRITË UK

  • Zhvillimi i Politikave për Qeverisjen e Shoqërive UK dhe Marrëdhëniet Institucionale.
  • Përzgjedhja, Krijimi dhe Funksionimi i Bordeve Mbikëqyrëse.
  • Drejtimi Menaxherial i Shoqërive dhe Organizimi Strukturor.
  • Rajonalizimi i Shërbimeve UK dhe Zbatimi i Marrëveshjeve për Sigurimin e Shërbimit.
  • Qeverisja e Korporatave.
  • Partnerite Publik Privat.
  • Marrëdhënia midis Shoqërive UK dhe Pushtetit Vendor.
  • Menaxhimi i Sistemeve Rurale.
  • Masat e ndërlidhura me pandeminë (COVID-19).

KUADRI RREGULLATOR

  • Licencimi i Shoqërive UK.
  • Procesi i Shqyrtimit dhe Miratimit të Tarifave.
  • Analiza e Performancës së Shoqërive UK.
  • Zhvillimi dhe Aplikimi i Standardeve të Shërbimit.

MENAXHIMI I INFRASTRUKTURËS SË FURNIZIMIT
ME UJË DHE KANALIZIMEVE

  •  Kapacitetet për Thithjen e Investimeve Kapitale në Vendet në Zhvillim.
  • Metodat e Vlerësimit të Situatës Aktuale dhe Prioritizimi i Nevojave të Investimeve.
  • Zhvillimi i Masterplaneve Dinamike.
  • Monitorimi i Investimeve dhe Qëndrueshmëria e tyre në kohë.

MENAXHIMI I BURIMEVE UJORE

  • Ndryshimet Klimaterike.
  • Balancimi i Kërkesës për Ujë me Zhvillimin e Burimeve të Reja.
  • Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore.
  • Monitorimi dhe Mbrojtja e Burimeve Ujore.
  • Ujërat Ndërkufitare.
  • Menaxhimi i Thatësirave dhe Përmbytjeve.

MENAXHIMI FINANCIAR I SHOQËRIVE UK

  • Burimet e Financimit dhe Politika e Subvencioneve.
  • Menaxhimi i Riskut Financiar.
  • Hartimi, Zbatimi dhe Monitorimi i Planeve 5 vjeçare të Biznesit.
  • Raportimi Financiar për të Mbështetur Përmirësimin e Performancës.
  • Instrumentet për Kontrollin e Brendshëm.
  • Menaxhimi i Borxhit

MENAXHIMI I OPERIMIT DHE MIRËMBAJTJES NË SHOQËRITË UK

  • Vlerësimi i Analizës së Kërkesës për Ujë.
  • Praktikat e Matjes së Konsumit të Ujit.
  • Zvogëlimi i Humbjeve të Ujit, Praktika dhe Përvoja.
  • Planifikimi Inxhinierik dhe Dixhitalizimi i Zonës së Shërbimit (GIS).
  • Aplikimi i Modeleve Hidraulike, Praktika dhe Përvoja.
  • Rritja e Përdorimit të Sistemit SCADA, për Operimin e Sistemeve të Ujësjellësave.
  • Menaxhimi i Sigurisë së Ujit dhe Krizave.
  • Benchmarking.
  • Eficenca e Energjisë në Shoqëritë UK.
  • Menaxhimi i Integruar i Aseteve të Shoqërisë.
  • Siguria dhe Shëndeti në Punë.

MENAXHIMI I UJIT TË NDOTUR DHE LLUMIT

  • Uji i Ndotur në Kontekstin e Ekonomisë Qarkulluese.
  • Qeverisja dhe Politikat për Ujin e Ndotur.
  • Ndërtimi dhe Operimi i Impianteve të Trajtimit të Ujit të Ndotur.
  • Sistemet dhe Sfidat e Ndërtimit të Impianteve të Trajtimit të Ujit të Ndotur.
  • Zgjedhja e Teknologjisë së Trajtimit për Sistemet e Vogla dhe Rurale.
  • Trajtimi i Llumit dhe Ripërdorimi.
  • Përdorimi i Llumit për Prodhimin e Energjisë

SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

  •  Eficenca Komerciale.
  • Organizimi dhe Funksionimi i Departamentit të Shërbimit me Klientin.
  • Menaxhimi i Bazës së të Dhënave të Konsumatorit.
  • Kontratat e Shërbimit me Klientin.
  • Menaxhimi i Marrëdhënieve dhe Komunikimit me Publikun.
  • Përdorimi i GIS për Menaxhimin e Ankesave të Klientëve.
  • Zbatimi i Politikave për Ndërprerjen e Shërbimit në rast Mospagese.

MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 

  • Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Politika e Punësimit.
  • Vlerësimi i Nevojave për Trajnime dhe Zhvillimi i Kapaciteteve.
  • Trajnimi dhe Certifikimi i Bazuar në Testim.
  • Vlerësimi Vjetor i Performancës së Punës së Stafit.

AFATET KRYESORE 

Dorëzimi i Abstrakteve:
Pranimi / Konfirmimi i Abstrakteve:     
Programi i Avancuar:
Dorëzimi i Biografisë të Shkurtër Profesionale:
Dorëzimi i Prezantimeve powerpoint:
Dorëzimi i Punimeve finale:

11 Shtator 2026
26 Tetor 2026
23 Tetor 2026

19 Tetor 2026
23 Tetor2026
27 Nëntor 2026


Konferenca do të zhvillohet në shqip dhe anglisht.

Përkthimi simultan do të sigurohet përgjatë gjithë ditëve të organizimit të saj.

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME MBI ABSTRAKTET

Për më shumë informacion rreth udhëzimeve të përgjithshme mbi abstraktet, ju lutemi shikoni “RREGULLA DHE UDHËZIME”, linku i faqes këtu.