SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 10-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të mbahet në datat 8 – 10 Nëntor, 2022 me prezencë fizike në Hotel Emerald, Prishtinë. Tema e Konferencës, Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2022, dhe sjell vemendjen tek rëndësia që ka mbrojtja cilësore dhe sasiore e burimeve tona nëntokësore. Tema është e një rëndësie të veçantë për vendet si Ballkani Perëndimor, të cilët mbështeten shumë në ujërat nëntokësore për nevojat e tyre të furnizimit me ujë. Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë profesionistët në sektorin e ujit, mblidhen dhe diskutojnë, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre mbi çështje me interes në sektorin e ujit.