Single Blog Title

This is a single blog caption
4
Tet

Fuqizimi i shoqërive UK për të përshpejtuar aksesin universal: Prezantimi i Qendrës së Ekselencës të Shoqërisë të së Ardhmes në Ballkanin Perëndimor

Shënim: Ky artikull është marrë nga faqja e internetit te Bankës Botërore World Bank Blogs, The Water Blog.

Pavarësisht vrullit ndërkombëtar dhe vullnetit politik të shfaqur gjatë Konferencës së fundit të Ujit të Kombeve të Bashkuara (OKB), arritja e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 6 – aksesi universal në shërbimet e ujit dhe sanitetit të menaxhuara në mënyrë të sigurt1 – mbetet i pakapshëm. Në vitin 2020, kishte ende 3.6 miliardë njerëz pa akses në sanitetin e menaxhuar në mënyrë të sigurt dhe 2.0 miliardë njerëz pa akses në ujë të pijshëm të menaxhuar në mënyrë të sigurt.2 Forcat globale si ndryshimi i klimës, mungesa e ujit, rritja e popullsisë, kriza e energjisë dhe urbanizimi i shpejtë po përkeqësojnë sfidat me të cilat përballen ofruesit e shërbimeve të ujit dhe sanitetit. Shoqëritë UK kanë një rol kyç për të luajtur në rritjen e aksesit dhe ofrimin e shërbimeve të menaxhuara në mënyrë të sigurt të ujit dhe sanitetit për të gjithë qytetarët, në përputhje me SDG 6. Megjithatë, shumë shpesh, kapaciteti i dobët i shoqërive UK është një nga arsyet që pengon krijimin e duhur, planifikimin, financimin dhe ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme të ujit dhe sanitetit.

Në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që një pjesë e madhe e popullsisë urbane në të gjithë rajonin është e lidhur me rrjetet e kanalizimeve, impiantet funksionale të trajtimit të ujërave të ndotura shpesh mungojnë dhe mbulimi i shërbimeve sanitare të menaxhuara në mënyrë të sigurt në vitin 2020 varionte nga 12.1% në 47.7%.3  Kjo do të thotë se ujërat e ndotura të patrajtuara shpesh shkarkohen thjesht në mjedis, duke çuar në ndotje mjedisore, shqetësime shëndetësore dhe ndikime negative në zhvillimin ekonomik. Për më tepër, vlerësimet e vitit 2020 sugjerojnë se midis 11.1% dhe 29.4% e popullsisë në rajon nuk kishte akses në shërbimet e furnizimit me ujë të menaxhuar në mënyrë të sigurt. 3  Nivelet e larta të ujit pa të ardhura (>50%) raportohen gjerësisht, duke reflektuar operim joefikas të paktën pjesërisht për shkak të menaxhimit joadekuat të aseteve dhe financave, praktikave të dobëta të burimeve njerëzore dhe strategjive të përgjithshme të dobëta. Këto çështje janë të lidhura me tarifat e ulëta, të cilat po dëmtojnë shoqëritë UK dhe çojnë në atë që shërbimet nuk janë as funksionale dhe as financiarisht të qëndrueshme, duke penguar kështu përparimin drejt aksesit universal.

Vendet në Ballkanin Perëndimor janë të gjitha në faza të ndryshme të zbatimit të politikave dhe kornizave rregullatore për të përmirësuar performancën e sektorit të ujit.4,5,6  Investimi në forcimin e shoqërive UK duhet të jetë një prioritet për të siguruar që reformat të funksionalizohen në mënyrë efiçente dhe investimet në infrastrukturë jo vetëm të lehtësojnë përkohësisht presionet me të cilat përballen shoqëritë, por gjithashtu të kontribuojnë në përparimin e qëndrueshëm drejt SDG 6.

Që nga viti 2019, Banka Botërore dhe partnerët e saj kanë punuar me shoqëri UK në të gjithë botën nëpërmjet Programit Utility of the Future (Kompania e së Ardhmes) (UoF), i zhvilluar me mbështetjen e Partneritetit Global të Sigurisë së Ujit dhe Sanitetit (GWSP). UoF është një qasje e re që integron mësimet nga dekadat e punës analitike dhe asistencën teknike për shoqëritë UK, duke përfshirë Kornizën e Ndryshimit të Shoqërive të Ujit (Water Utility Turnaround Framework). Studime të tjera, përfshirë një rishikim të reformave të suksesshme urbane të shoqërive UK, mbështesin qëndrueshmërinë e kësaj qasjeje. Qasja UoF synon të ofrojë ndihmë të përshtatur për shoqëritë dhe të nxisin përmirësime të qëndrueshme të performancës. Ajo përdor metoda pjesëmarrëse ku ekipet e shoqërive UK angazhohen dhe fuqizohen për të transformuar shoqërinë e tyre, për të optimizuar proceset thelbësore dhe për të zhvilluar aftësi për të menduar për të ardhmen në mënyrë që të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve. Elementët kryesorë të procesit UoF përfshijnë një analizë të thellë të ndërmarrjes, zhvillimin e një plani veprimi 100-ditor që identifikon masat afatshkurtra, “të fitimit të shpejtë” dhe përgatitjen e një plani strategjik pesë-vjeçar për të përmirësuar performancën. .

Programi UoF po rritet dhe gjithsej 85 shoqëri në 33 vende kanë marrë tashmë mbështetjen e UoF deri më sot, me rezultate premtuese në mbarë botën. Për shembull, si pjesë e veprimeve të ndërmarra gjatë 100 ditëve të para të procesit UoF, një dixhitalizim i pjesshëm i sistemit të faturimit i lejoi një shoqërie të shkurtonte kohën e gjenerimit të faturave me gjashtë ditë. Një shoqëri tjetër zhvilloi një politikë parandaluese të ngacmimit seksual dhe kreu trajnime për këtë çështje për të gjithë stafin e tyre. Programi UoF mbështeti gjithashtu zhvillime strategjike afatgjata si ndarja e shërbimeve të ujit dhe sanitetit nga një bashki ose bashkimi i disa shoqërive në një njësi të re rajonale.

Për të ndërtuar më tej në këtë program, Banka Botërore, në partneritet me Sekretariatin e Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), do të krijojë Qendrën e Ekselencës të Shoqërisë të së Ardhmes (UoF-CoE) në Tiranë, Shqipëri. UoF-CoE do të zgjerohet në programin aktual të UoF dhe ka për qëllim të plotësojë përpjekjet ekzistuese për zhvillimin e kapaciteteve në rajon, të tilla si Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) dhe Partneriteti i Danubit (DLeaP). UoF-CoE do të bazohet në katër shtyllat e mëposhtme: (1.) një qendër operacionale për të menaxhuar dhe zbatuar Programin Global UoF dhe për të mbështetur shoqëritë UK dhe ekipin këshillues të UoF në mënyrë që të ofrojë masa të drejtuar nga kërkesa të zhvillimit të “butë” të korporatës  dhe mbështetje për zhvillimin dhe menaxhimin e ndryshimeve për shoqëritë në mbarë botën; (2.) një qendër njohurish dhe inovacioni që shtyn kufirin e njohurive drejt performancës së shoqërive dhe inovacionet e shërbimeve, dhe lidh shoqëritë dhe palët e interesit të sektorit të ujit në nivel lokal, rajonal dhe global; (3.) një strukturë financimi që jep akses në grante të bazuara në performancë për masat “fituese të shpejtë” për të përmirësuar performancën dhe për të rritur qëndrueshmërinë e shoqërive UK (në Ballkanin Perëndimor); dhe (4.) një inkubator projekti për të identifikuar nevojat dhe mundësitë për mbështetje të mëtejshme dhe për të ndihmuar shoqëritë (në Ballkanin Perëndimor) në përgatitjen e investimeve strategjike në infrastrukturë.

Ndërsa roli i UoF-CoE si një qendër operacionesh dhe qendër e njohurive dhe inovacionit do të bëjë që të përfitojnë shoqëritë në mbarë botën, fondet do të jenë të disponueshme për të mbështetur deri në 50 shoqëri UK nga rajoni i Ballkanit Perëndimor me zbatimin e qasjes UoF. Programi do të ofrojë mbështetje për analizën e thellë të shoqërisë dhe zhvillimin e planeve 100-ditore të veprimit dhe planeve strategjike pesëvjeçare, duke përdorur qasjen UoF, përfshirë promovimin e praktikave më të mira në drejtim të menaxhimit të gjelbër, efiçencës së energjisë dhe ekuilibrit dhe diversitetit gjinor sipas “lenteve zmadhuese” të UoF. Më pas, programi do të përdorë një mekanizëm konkurrues për të dhënë fonde deri në 10 shoqëri për zbatimin e masave afatshkurtra dhe/ose përgatitjen e projektit. Përzgjedhja do të bazohet në nivelin e angazhimit të demonstruar nga shoqëritë UK (si p.sh. % e përfundimit të planit të veprimit 100-ditor) në vend të treguesve tipikë të performancës financiare, si dhe në konsideratat e barazisë, rëndësisë strategjike dhe koherencës me nisma të tjera të njohura. .

Shoqëritë UK të forta janë shtytësit thelbësorë nëse ka progres të qëndrueshëm drejt SDG 6. Si aktori që është në krye të ofrimit të shërbimeve të ujit dhe sanitetit, shoqëritë duhet të marrin një rol aktiv në bisedën rreth aksesit universal dhe të ndikojnë në mënyrë aktive palët e tjera të interesit, si politikëbërësit. Duke qenë se shoqëritë janë në fund të fundit përgjegjëse për operimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, ato kanë fuqinë të thyejnë ciklin ndërtim-neglizhim-rehabilitim dhe të sigurojnë që investimet e reja të përdoren në mënyrën më efikase të mundshme për të lidhur njerëz shtesë me shërbimet e ujit dhe sanitetit të menaxhuara në mënyrë të sigurt. UoF-CoE pritet të ofrojë mbështetje të konsiderueshme për shoqëritë për të çuar përpara axhendën e aksesit universal në Ballkanin Perëndimor dhe globalisht.

1 Furnizimi me ujë "i menaxhuar në mënyrë të sigurt" është i aksesueshëm në ambiente, i disponueshëm kur është e nevojshme dhe pa ndotje. Saniteti "i menaxhuar në mënyrë të sigurt" është përdorimi i objekteve të përmirësuara që nuk ndahen me shtëpi të tjera dhe ku jashtëqitjet hidhen ose hiqen dhe trajtohen në mënyrë të sigurt jashtë vendit.
2 Progresi për ujin e pijshëm, sanitetin dhe higjienën shtëpiake 2000-2020: pesë vjet në SDGs. Gjenevë: Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), 2021. Licenca: CC BY-NC-SA 3.0 IGO.
3 Të dhëna të disponueshme për Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.
4 Perspektiva e Sigurisë së Ujit për Kosovën, Qershor 2018. Banka Botërore.
5 Strategjia e Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Serbisë.
6 Maqedonia, Draft Strategjia e SDG#6, Workshopi i 32-të AGUASAN, 2016