Single Blog Title

This is a single blog caption
24
Gus

Regjistrimi është tashmë i hapur – Konferenca dhe Ekspozita e 11-të e Përbashkët Ballkanike, “Të Përshpejtojmë Ndryshimin: Drejt Shërbimeve të Sigurta, të Besueshme dhe të Qëndrueshme!”

SHUKALB and SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e 11-të të Përbashkët Ballkanike, që do të mbahet në datat 7 – 9 Nëntor 2023, në Golem, Shqipëri,Grand Blue Fafa Resort.

Tema e Konferencës “Të Përshpejtojmë Ndryshimin: Drejt Shërbimeve të Sigurta, të Besueshme dhe të Qëndrueshme”, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2023 dhe në veçanti këtë vit nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ujin e mbajtur në mars në qytetin e Nju Jorkut, dhe ka të bëjë me përshpejtimin e ndryshimeve për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 6 (OZHQ 6), duke siguruar akses në ujë të pastër dhe kanalizime për të gjithë.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 500 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, Konferenca vazhdon të ofrojë një platformë ku profesionistë të ujit, politikbërës, dhe profesionistë të biznesit nga sektori mblidhen dhe diskutojnë mbi çështje me interes, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Përveç pjesëmarrjes në sesionet e Konferencës me prezantime dhe diskutime mbi të gjitha temat kryesore që kanë të bëjnë me sektorin e ujit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë Ekspozitën Teknike të planifikuar për t’u organizuar në një ambient të madh pranë sallave kryesore të Konferencës, ku shumë privatë kompanitë do të shfaqin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat dhe programet kompjuterike, deri te shërbimet inxhinierike dhe menaxhuese. Kompanitë që janë të interesuara për të ekspozuar mund të shikojnë hapësirat në dispozicion duke vizituar këtë link.

Regjistrimi në konferencë me tarifa të reduktuara është i mundur deri më datë 30 shtator 2023.

Regjistrimi në Konferencë mundësohet përmes dy mënyrave:

Për t’u regjistruar në Ekspozitë, ju lutemi plotësoni Formularin e Regjistrimit për Kompanite Ekspozuese dhe dërgojeni në: info@BalkansJointConference.org

Për më shumë informacion mund të shkarkoni Broshurën e Konferencës dhe Ekspozitës.

Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutemi referojuni kontakteve më poshtë.

Ju mirëpresim në event!

Kontakte:

Alban Kushi (SHUKALB):                   Tel: +355 42245101, Cel: +355 69 6012782
Fatbardha Muqiqi (SHUKOS):           Tel: +383 38 600 873, Cel +383 44 926 646
Email:                                                  info@balkansjointconference.org
Web:                                                    www.balkansjointconference.org