Prof. Asoc Enkelejda Gjinali

Lektore, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri

Prof. Asoc Enkelejda Gjinali

Lektore, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
facebook-icon twitter-icon googleplus-icon linkedin-icon pinterest-icon

Biography

Prof. Asoc Enkelejda Gjinali jep mësim pranë Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit, Universiteti Politeknik i Tiranes. Ajo ka mbrojtur doktoraturën në fushën e trajtimit e ujërave (2009) dhe për më shumë se 29 vjet ka kontribuar në zhvillimin e sektorit të ujit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Gjatë karrierës së saj, ajo ka ofruar ekspertizë në nivele të ndryshme të qeverisjes së sektorit të ujit në Shqipëri dhe rajon, duke siguruar zhvillimin e kapaciteteve dhe mbështetje të reformave organizative, ligjore, financiare dhe teknike.

Prof. Gjinali gjithashtu punon si eksperte për projektin “Mbështetja e BE-së dhe ADA për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore”, dedikuar AMBU. Prof. Gjinali ka kontribuar në hartimin e Strategjive kombëtare Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë, 2011-17 dhe 2019-27″, ka qenë Përfaqësuese e Deleguar e Hollandës në mbështetje të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit në Shqipëri (2016-17), ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve vendore dhe decentralizimin e shërbimeve të ujit, përmes USAID “Projekti për Planifikimin e Qeverisjes Vendore” (2016-19). Në vitin 2017, në Kosovë, Prof. Gjinali u përfshi në vlerësimin teknik të ndihmës që Qeveria Svicerane për sektorin e ujit në Kosove. Në po të njëjtin vit, punoi për zbatimin e Rekomandimeve Hollandeze për Menaxhimin e burimeve ujore në vend dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit. Më parë, ka punuar si Drejtuese e më vone si Këshilltare Kryesore e Programit te Ujit GIZ në Shqipëri (2003-13), ku ajo kontribuoi edhe për projekte bashkëpunimi me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

All sessions by Prof. Asoc Enkelejda Gjinali