Workshop me temë “Përvojat Ballkano-Gjermane në fushën e trajtimit të ujërave të ndotur. Kërkesat ligjore, teknologjitë dhe efiçenca e energjisë”

Workshop me temë “Përvojat Ballkano-Gjermane në fushën e trajtimit të ujërave të ndotur. Kërkesat ligjore, teknologjitë dhe efiçenca e energjisë”

Moderator: Matthias Worst, Agjencia Bavareze e Mjedisit (LfU)

Në këtë aktivitet do të prezantohen kuadri ligjor për mbrojtjen e ujërave, rekomandimet për planifikimin dhe përdorimin e teknologjisë, si dhe përvojat e një kompanie ujësjellës kanalizime. Qëllimi i këtij workshopi është të ndajë eksperiencën gjermane për sa i përket operimit dhe menaxhimit të impjanteve të trajtimit të ujit të ndotur urban. Grupi i synuar për të marrë pjesë në workshop janë menaxherët dhe inxhinierët që operojnë sistemet e kanalizimeve dhe ujërave të ndotur si dhe profesionistët e rinj të ujit në Shqipëri dhe Kosovë.

(Aktivitet i Hapur me Regjistrim)

Shkarkoni Axhendën