Valbona Paja

Keshilltare Ekonomike, Shoqeria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër

Valbona Paja

Keshilltare Ekonomike, Shoqeria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër
facebook-icon twitter-icon googleplus-icon linkedin-icon pinterest-icon

Biography

Znj. Valbona Paja ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Shkodrës, Fakulteti Ekonomik, Dega Administrim Biznes. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare “Programi i Masterit të Shkencave në Ekonomi” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Administrim Biznes. Ka eksperiencë disa vjeçare në menaxhim dhe gjithashtu ka qenë e përfshirë në fushën e mësimdhënies në Universitetin e Shkodrës.

Nga maji i viti 2008 është pjesë e stafit drejtues të Ujësjellës Kanalizime Shkodër, fillimisht si Shefe e Departamentit të Marrëdhënies me Klientin, më pas pozicionin e Përgjegjëses për Planifikim dhe Raportim dhe aktualisht në pozicionin e Keshilltares Ekonomike. Gjatë kësaj kohe ka marrë pjesë në shumë trajnime, workshop-e dhe konferenca që kanë zgjeruar më tej kualifikimin e saj.

Ajo ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e ndërgjegjësimit dhe informimit të klientëve për përmbushjen e detyrimeve të tyre. Gjithashtu ka ndihmuar dhe lehtësuar rritjen e bashkëpunimit mes sektorëve të ndryshëm të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

All sessions by Valbona Paja