Euerda Asllani

PRU Shqiperi

Euerda Asllani

PRU Shqiperi

Biography

Euerda Asllani është studente, e cila aktualisht ndjek vitin e dytë të studimeve të larta në Masterin e Shkencave të profilit “Trajtim Uji” , pranë Universitetit  Politeknik të Tiranës,  Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit.

Pasi tregoi një interes të veçantë për çështjet mjedisore, ajo zgjeroi më tej njohuritë e saj duke marrë pjesë në një program Erasmus+ në Holandë, i profilizuar në fushën e Shkencave Mjedisore dhe Teknologjisë së Ujit, ku fitoi njohuri të vlefshme dhe përvojë praktike, duke përforcuar angazhimin e saj për të patur një ndikim efektiv  në fushën e trajtimit të ujit dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Ka marrë pjesë në disa konferenca e trajnime, ku është vlerësuar me certifikatat përkatëse, duke përfshire këtu: Konferencën e Parë Shkencore Kombëtare “Aplikimi i teknologjive të pastra për një mjedis të qëndrueshëm (ATPMQ)” , si dhe Shkollën verore “Ekspertët e rinj në sektorin e menaxhimit të integruar të mbetjeve” implementuar nga GIZ, duke zgjeruar dijet e saj për adresimin e sfidave thelbësore në këto fusha.

All sessions by Euerda Asllani