Petrit Tare

President
SHUKALB

Petrit Tare

President
SHUKALB
facebook-icon twitter-icon googleplus-icon linkedin-icon pinterest-icon

Biography

Z. Petrit Tare është diplomuar si inxhinier hidraulik në Universitetin Politkenik të Tiranës, ka ndjekur masterin për “Furnizimin me ujë dhe trajtim të ujërave të përdorura” si dhe është specializuar për Menaxhimin e Infrastrukturës së Enteve Publike në Univeritetin Teknik të Berlinit.  Z. Tare ka një experience praktike shumëvjeçare në fushën e menaxhimit të kompanive ujësjellës-kanalizime. Eksperienca e tij përfshin si projektimin teknik ashtu edhe zbatimin e menaxhimin e përgjithshëm të një enti ujësjellës.  Z.Tare ka bashkëpunuar me projektet me financim të huaj që krijuan lehtesitë e nevojshme për të eliminuar ndotjen e ujit të pijshëm nga kanalizimet , kjo në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shëndetit Publik. Prej katër vitesh ai përfaqëson SHUKALB-in në Shoqatën Europiane të Ujit si një anëtar i Këshillit të Shoqatës Europiane të Ujit. Z. Tare është trajnuar dhe ka dhënë eksperiencë profesionale ne sektorin e ujësjellës kanalizime në vende të ndryshme si Gjermani, Suedi, Lituani, Angli, Greqi, Kosove dhe Maqedoni. Aktualisht, ai eshte Drejtor i Pergjithshem i Ujesjelles Kanalizimeve  të Korcës.