Oltion Marko

Drejtues i Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit (DIM), FIN UPT

Oltion Marko

Drejtues i Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit (DIM), FIN UPT
oltion.marko@fin.edu.al omarko_78@yahoo.com

Biography

Në vitin 2001 ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore për Inxhinier Pyjesh. Në vitin 2006, fiton gradën Doktor i Shkencave, në fushën e e Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2012, fiton titullin Profesor i Asociuar, në Universitetin
Politeknik të Tiranës. Nga viti 2001-2006, Kërkues Shkencor, pranë Institutit të Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave në Tiranë, ku për disa vite ka kryer dhe detyrën e Zv. Drejtorit të Institutit. Nga viti 2007 – Janar 2009, Përgjegjës sektori, pranë Axhencisë Kombëtare të Mjedisit. Nga viti 2009 e në vazhdim ai është pedagog me kohë të plotë
pranë Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit. Qershor 2016 e në vazhdim, Drejtues i Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit. Maj 2019 e në vazhdim është Kryetar i Këshillit të Profesorave në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Shtator 2020 e në vazhdim, anëtar i Senatit Akademik të Univeristetit Politeknik
të Tiranës. Fushat kryesore të kërkimit janë Erozioni i Tokës, Menaxhimi dhe Sistemimi i Pellgjeve Ujëmbledhës dhe Vlerësimi i Riskut në Mjedis. Prof. Asoc. Oltion Marko, është autor dhe bashkautor në 15 artikuj shkencorë të botuar në revista të ndryshme Shkencore Ndërkombëtare dhe Kombëtare, si dhe pjsëmarës në 20 konferenca të ndryshme Shkencore Ndërkombëtare dhe Kombëtare. Ai ka qënë organizator dhe bashkë-organizator i disa Konferencave dhe Simpoziumeve Shkencore Ndërkombëtare.

All sessions by Oltion Marko