Niman Baliu

Ekspert për media, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovicë, Kosovë

Niman Baliu

Ekspert për media, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovicë, Kosovë
niman.baliu@kru-mitrovica.com

Biography

Niman Baliu ka mbaruar studimet e larta në Prishtinë në drejtimin Menaxhment. Ka një përvojë 20 vjeçare në sektorin e ujit. Përvoja e tij në sektorin e ujit përkon me role të ndryshme si: marrëdhënie me publikun, financë, marketing dhe raportim. Po ashtu ka qenë person ndërlidhës mes ujësjellësit dhe organizatave/institucioneve lokale dhe ndërkombëtare ku ka punuar në projekte mbështetëse për zhvillimin e ujësjellësit “Mitrovica” si: CDI, Gelsewasser, IAWD, KWE, BB KFW etj. Gjatë vitit 1999 ka punuar në Durrës, Shqipëri me organizatën ndërkombëtare “Care International, kurse në Kosovë ka një përvojë të ndritshme edhe me organizatën e Kombeve të Bashkuara për Refugjat (UNHCR) dhe Misionin i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Aktualisht, punon si Zëdhënës & Zyrtar për Raportim në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” në Mitrovicë, Kosovë. Është koordinator në “The Danube HUB” në programin Utility Benchmarking Program (UBT).

Nën drejtimin e tij, sektori për Media, Marrëdhënie me Publikun, Marketingu dhe Raportimi, janë ngritur në nivel profesional dhe kanë shënuar suksese të vazhdueshme drejt arritjes së përmbushjes së misionit të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi Mitrovica.