Ndriçim Shani

Kryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri

Ndriçim Shani

Kryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri
facebook-icon twitter-icon googleplus-icon linkedin-icon pinterest-icon

Biography

Z. Ndriçim Shani është në manditin e tij të dytë si Kryetari i Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri, pozicion të cilin e mban që nga muaji Maj i vitit 2016. Z. Shani është diplomuar më 1982 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknike. Në vitin 1991 ka kryer Masterin në Hidrologji, Analiza dhe Trajtim Uji, në Universitetin e Montpellier në Francë. Z. Shani ka një eksperiencë mbi 39 vjeçare në fushën e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të mjedisit, si pedagog në universitet dhe si inxhinier projektues.  Gjithashtu, ka një eksperiencë të thellë në sektorin privat dhe publik në bërjen e politikave publike në nivelin e Qeverisjes Kombëtare, si dhe në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe mjedisore në shkallë të madhe të financuara nga donatorët e huaj dhe Qeveria Shqiptare. Zotëron tre gjuhë të huaja dhe ka kryer disa kualifikime kryesisht afatgjata jashtë vendit. Ai është autor i disa teksteve dhe manualeve të ndryshme në fushën e ujit.

All sessions by Ndriçim Shani