Megi Marku

Profesioniste e Re e Ujit, Qendra e Ekselencës - Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e së Ardhmes, Shqipëri

Megi Marku

Profesioniste e Re e Ujit, Qendra e Ekselencës - Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e së Ardhmes, Shqipëri
megimarku@outlook.com

Biography

Megi Marku është inxhiniere Hidroteknike dhe punon si Konsulente e Bankës Botërore për programin Utility of the Future – Center of Excellence. Përveç përpjekjeve të saj akademike, ajo angazhohet në mënyrë aktive në aktivitete të ndryshme multidisiplinare si advokate për SDG-të, fuqizimin e të rinjve dhe pjesëmarrëse aktive në politikë. Ajo drejton Forumin Rinor për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë dhe ka përfaqësuar rininë shqiptare në platforma globale si OKB ne ECOSOC Youth Forum 2023 ku ka qenë dy herë paneliste, në Parlamentin Evropian në European Youth Event 2023 dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ajo është anëtare e zgjedhur e Këshillit Rinor Vendor të Bashkisë së Tiranës dhe ka shërbyer më parë si Koordinatore Projektesh pranë Shoqatës Rinore të OKB-së në Shqipëri.

Për shkak të pjesëmarrjes së saj aktive në politikë, përkushtimit ndaj aktivizmit dhe përpjekjeve advokuese, ajo u njoh si Konrad Adenauer Stiftung Scholar ’22-’23, OSCE Peace and Security Scholar, Ambasadore e programit MIRAI për grupin e Ndërtimit të Paqes ’23-’24.

All sessions by Megi Marku