Jovan Gjika

(Kryetar i Komitetit të Programit), Koordinator Projektesh, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Shqipëri

Jovan Gjika

(Kryetar i Komitetit të Programit), Koordinator Projektesh, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Shqipëri
facebook-icon twitter-icon googleplus-icon linkedin-icon pinterest-icon

Biography

Z. Jovan Gjika ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë të Ndërtimit, Dega Ndërtim, për të vijuar më pas studimet Master për Administrim Biznesi MBA. Ai ka një eksperiencë 20 vjeçare në zbatim, projektim, mbikqyrje dhe drejtim në sektorin e ujit. Ka një eksperiencë të zgjeruar në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare dhe është aktiv në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka angazhim të rëndësishëm në sektorin publik duke qenë pjesë aktive në përgatitjen strategjive, legjislacionit etj. Pjesmarrës në disa koferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aktualisht, është Drejtues i projekteve të financuara nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KFW në bashkëpunim me donatorë të tjerë si Qeveria Zviceriane dhe Bashkimi Europian në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe infrastrukturës së mbetjeve urbane pranë AKUM.

Suksesi i projekteve është i prekshëm duke tjetërsuar situatën e furnizimit me ujë dhe përmirësuar performancën e shoqërive ujësjellës kanalizimeve që kanë qenë pjesë e projekteve. Gjithashtu arritje të prekshme vërehen në infrastrukturën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane.