Gustavo Saltiel

Drejtues Global për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet, Banka Botërore, SHBA

Gustavo Saltiel

Drejtues Global për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet, Banka Botërore, SHBA
gsaltiel@worldbank.org

Biography

Gustavo Saltiel është Drejtuesi Global për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizime (UK) dhe drejton Grupin e Zgjidhjeve Globale të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (GSG), i cili punon për të arritur akses universal në furnizimin me ujë dhe shërbimet e kanalizimeve të sigurta dhe të qëndrueshme.  Gustavo ka më shumë se 30 vjet përvojë në Sektorin e Ujit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ndër përgjegjësitë e tij të shumta, ai ka shërbyer is Drejtor i Përgjithshëm i Aguas Bonaerenses (Argjentinë), Shoqëria UK Shtetërore që u shërben 2.5 milionë banorëve në 70 lokalitete në provincën e Buenos Aires. Më parë, ai kishte qenë Kryetar i Çështjeve të Planifikimit dhe Rregullatorit të Azurix, koncesionar i shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve në Provincën e Buenos Aires dhe menaxher i Departamentit të Cilësisë së Shërbimit të ETOSS (Agjencia Rregullatore e Shërbimeve të Ujit dhe Kanalizimeve Buenos Aires).  Gustavo iu bashkua Bankës Botërore në vitin 2003 si Inxhinier i Lartë i Ujit në Rajonin e Amerikës Latine. Më pas ai u emërua Drejtues Sektori për Zhvillim të Qëndrueshëm në Meksikë dhe së fundmi, Menaxher Programi në Rajonin e Afrikës, duke udhëhequr programet e Basenit të Nilit dhe Bashkëpunimit në Ujërat Ndërkombëtare, si dhe Programin e Ujit në Kenia dhe Programin “mega” të Sanitetit Rural për Rezultatet, në Egjipt.