Etleva Demiri

Përgjegjëse - Sektori Teknik & Licencave, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri

Etleva Demiri

Përgjegjëse - Sektori Teknik & Licencave, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri

Biography

Etleva Demiri, ka mbaruar studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Mjedis, Trajtimi i Ujërave.  Ajo ka një eksperiencë 16 vjeçare në sektorin e ujit, e cila ka nisur si Menaxhere për Shërbimet e Anëtarëve dhe Administratën pranë Shoqatës Ujësjellës – Kanalizime e Shqipërisë, SHUKALB.  Ajo ka mbi 14 vjet përvojë pune pranë Entit Rregullator të Ujit., me fokus licencimin e aktiviteteve të shoqërive ujësjellës kanalizime, analizat teknike, menaxhimin e sistemeve të furnizimit me ujë, largimin e ujërave të ndotura dhe impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura. Ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime, workshop-e dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë zgjeruar më tej kualifikimin dhe eksperiencën e saj. Ajo është aktive në nivel kombëtar me grupet e punës si dhe me projektet ndërinstitucionale.

Aktualisht, ajo është Përgjegjëse e Sektorit Teknik dhe Licencave pranë Entit Rregullator të Ujit

All sessions by Etleva Demiri