Enkelejda Muçaj

Zëvendës Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri

Enkelejda Muçaj

Zëvendës Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri

Biography

Zj. Enkelejda Muçaj është Zëvendës Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë duke filluar nga muaji nëntor i vitit 2021. Zj. Muçaj ka ushtruar detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit nga Muaji Mars i viti 2020 deri në muajin qershor 2021. Për një periudhë 20 vjeçare (Dhjetor 2000 – Shkurt 2020), Zj. Muçaj ka ushtruar profesionin e avokatit pranë zyrës avokatore ndërkombëtare Tonucci & Partners gjatë së cilës ka ofruar  ekspertizë ligjore në të Drejtën e Telekomunikacioneve, Pronësisë Intelektuale (Të drejtën e Autorit dhe Pronësia Industriale), të Drejtën e Shoqërive Tregtare, të Drejtën e Kontratave, të Drejtën e Tatim Taksave, të Drejtën e Minerare, të Drejtën Administrative, të Drejtën e Mjedisit e të Drejtën e Aviacionit Civil, lidhur me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me të drejtën ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale e është e specializuar në përgatitjen dhe interpretimin e kontratave të tregtisë ndërkombëtare, kontratat e koncesionit si dhe kontratat për financimin e projekteve. Zj. Muçaj është diplomuar në drejtësi nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri (1998) dhe ka një diplomë master në të drejtën e pronësisë intelektuale nga Universiteti i Torinos (Itali) dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (2007); Diplomë në Praktikën Ndërkombëtare mbi Tregjet e Kapitalit dhe Kreditë si dhe Diplomë në operacionet e Blerjet dhe Bashkimet Ndërkombëtare lëshuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Avokatisë dhe Kolegji i të Drejtës së Anglisë dhe Wellsit.

Zj. Muçaj ka qenë lektore e lëndës së Pronësisë Intelektuale pranë Universitetit të New York-ut Tiranë (2013-2016) e është zotëruese e gjuhës angleze e italiane.