Edona Kraja

Drejtoreshë Tregtare, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, Shqipëri

Edona Kraja

Drejtoreshë Tregtare, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, Shqipëri
edona_hysa@yahoo.com

Biography

Edona Kraja, ka 14 vite eksperiencë pune në Shoqerinë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime, Shkodër. Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në degën Financë-Kontabilitet, sistemi 4 vjecar, dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare Master Shkencor në Financë, dhe Master Profesional FINAC (Administrim Publik, Auditim, Financë, Kontabilitet), në të njëjtin fakultet.

Ka mbuluar prej vitesh Sektorin e Degës së Shitjes si Përgjegjëe e Sektorit të Shitjes, ku ka ndjekur aktivitetin e gjenerimit të të ardhurave (faturim dhe arkëtim), ka drejtuar Degën e Financës si Përgjegjëse e Degës së Financës, dhe së fundmi është Drejtoreshë e Departamentit Tregtar, ku mbulon disa sektorë dhe drejtori.

Edona, në saj të ambjentit dinamik të punës, dhe aftësisë së saj për t’u përshtatur me ndryshimet dhe zhvillimet e reja, ndërtoi aftësi strategjike në komunikim, drejtim, dhe zgjidhje të situatave. Eksperienca disa vjecare dhe përballja me situatat e ndryshme, kanë sjellur zhvillim profesional, zgjerim të njohurive në fushën financiare dhe përshtatje me zhvillimet teknologjike.

All sessions by Edona Kraja