Besnik Aliu

Udhëheqës i Zyrës Ligjore, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni, Ferizaj, Kosovë

Besnik Aliu

Udhëheqës i Zyrës Ligjore, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni, Ferizaj, Kosovë
besnik.aliu@bifurkacioni.com

Biography

Besnik Aliu  ka mbaruar studimet themelore në dy drejtime dhe atë në Fakultetin Juridik në Kolegjin Dardania dhe në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Studimet master i ka të përfunduara në Kolegjin ISPE në drejtimin Studime Europiane – Profili Politikat e BE-së. Aktualisht vazhdon studimet e Doktoraturës në Drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL). Ka shërbyer në pozita të ndryshme profesionale nëpër organizata vendore dhe ndërkombëtare me një përvojë mbi dhjetë vjeçare në proceset e hartimit, interpretimit, mbikçyerjes dhe zbatimit të kuadrit ligjor dhe atij institucional.

Si fushë të ekspertizës në aspektin akademik ka përzgjedhur të fokusohet në rolin dhe kapacitetin institucional të Bashkimit Evropian në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Paraprakisht ka ushtruar funksionin e Udhëheqësit të Zyrës për Çështje Akademike dhe të Cilësisë në Kolegjin ISPE, pjesë e stafit të KRU Bifurkacioni SH.A – Ferizaj është bërë në vitin 2019, ndërsa me Zyrën Ligjore udhëheqë nga viti 2021.