Armend Avdiu

Kordinator i Zyrës së KE, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë, Kosovë

Armend Avdiu

Kordinator i Zyrës së KE, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë, Kosovë

Biography

Armend Avdiu, ka mbaruar studimet Master në Universitetin Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Dega Hidroteknikë. Ai ka një eksperiencë 13 vjeçare në zbatim, projektim, në fushën e ndërtimit dhe sektorin e ujit. Gjithashtu, ai ka një eksperiencë të gjerë në menaxhimin e projekteve dhe është aktive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në Kosovë aktivitetet kryesore të tij përfshijnë zhvillimin e projekteve në lëmin e furnizimit me ujë, largimin e ujërave të zeza, rregullimin e lumenjëve, projekte të rrugëve lokale dhe autostrada, studime të fizibilitetit për penda dhe projekte të ndryshme infrastrukturore.

Aktualisht, ai është Menaxher në Kabinetin e Kryeshefit Ekzekutiv Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Sh.A.  Nën drejtimin e tij ky institucion ka shënuar një sukses të ndjeshëm dhe të vazhdueshëm në përmbushjen e plotë të mandatit të tij.