Argjenta Kamberi

PRU, Kosova

Argjenta Kamberi

PRU, Kosova

Biography

Argjenta Kamberi ka përfunduar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, dega e Teknologjisë së Shkencave Ushqimore me Bioteknologji. Gjithashtu ajo ka mbaruar studimet master në Shkencën dhe Teknologjinë e Ushqimit-specializimin në Menaxhimin e Sigurisë dhe Cilësisë Ushqimore.
Që nga viti 2021 ajo është anëtare e grupit Young Water Professionals in Kosovo.
Argjenta është e punësuar në Ndërmarrjen Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni.
Aktualisht, ajo është drejtuese e Seksionit Laborator – Divizioni i Cilësisë së Ujit, në Impiantin e Trajtimit të Ujit. Gjatë udhëheqjes së saj, synimi kryesor është rritja e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm për qytetarët.

All sessions by Argjenta Kamberi