Arbana Kola

Konsulente, Banka Botërore

Arbana Kola

Konsulente, Banka Botërore
akola1@worldbank.org

Biography

Arbana Kola është eksperte uji dhe saniteti me mbi 10 vite përvojë pune, në projekte dhe programe në sektorin e ujit. Arbana ka një eksperiencë të konsiderueshme në të gjithë ciklin e zhvillimit të kapaciteteve (CD) në sektorin e ujit, që nga planifikimi dhe zhvillimi i produkteve CD, deri te promovimi, shpërndarja, monitorimi dhe vlerësimin e tyre.

Arbana ka njohuri gjithëpërfshirëse të aspekteve legjislative, institucionale dhe teknike të sektorit të ujit, të fituar nga përvoja e saj në vend dhe nga organizata të tjera ujore me të cilat ka bashkëpunuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë në rajonin e Danubit.

Për më tepër, Arbana shërben si anëtare e komitetit Grupit të Specialistëve të Menaxhimit Strategjik të Aseteve në IWA. Arbana është diplomuar në Inxhinier Mjedisi dhe mban një Master Shkencor në trajtimin e ujërave.

Aktualisht punon si konsulente në Bankën Botërore, për Utility of the Future – Center of Excellence.

All sessions by Arbana Kola