AFRIM LAJÇI

Zyra e Kryeministrit, Kosovë

AFRIM LAJÇI

Zyra e Kryeministrit, Kosovë
facebook-icon twitter-icon googleplus-icon linkedin-icon pinterest-icon

Biography

Z. Afrim Lajçi ka mbaruar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Dega e Hidroteknikës në vitin 1986. Ka një eksperiencë mbi 31-vjeçare në sektorin e ujërave. Karrierën profesonale e ka filluar në ndërmarrjen e ujësjellësit në qytetin e Pejës si shef i departamentit teknik, ndërkaq prej vitit 1999 deri 2004 ka qenë drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe kryetar i parë i Bordit të SHUKOS-it (2001-2003). Është njëri prej atyre që ka vënë themelet e rregullativës ekonomike të shërbimeve të ujit në Kosovë duke qenë drejtori i parë i Autoritetit Rregullator të Shërbimeve të Ujit prej themelimit të tij në vitin 2004 deri në 2010. Prej vitit 2010 është angazhuar në shumë projekte në Kosovë dhe Shqipëri si konsulent i pavarur. Aktualisht është Këshilltar për Çështje Rregullatore në Këshillin Ndërministror për Ujëra në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

All sessions by AFRIM LAJÇI