Adelina Farrici

Drejtoreshë Ekzekutive, Shoqata për Autonomi Vendore, Shqipëri

Adelina Farrici

Drejtoreshë Ekzekutive, Shoqata për Autonomi Vendore, Shqipëri

Biography

Znj. Adelina Farrici ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Fizik duke vijuar më pas studimet pasuniversitare në fushën e Administrim Biznesit. Znj. Farrici ka kryer një sërë specializimesh prestigjioze, brenda dhe jashtë vendit, me fokus qeverisjen lokale dhe decentralizimin, menaxhimin arsimor, barazinë gjinore dhe përfshirjen e gruas në proceset vendimmarrëse.

Në vitin 2011, ajo zgjidhet kryetarja e parë grua në historinë e Bashkisë Burrel, ku arriti me sukses të triumfonte mbi paragjykimet gjinore, duke nxitur figurën femërore në këtë rajon të aktivizohej me më shumë pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse. Znj. Farrici vazhdon të jap kontribut të veçant në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e reformës territoriale dhe forcimin e autonomisë vendore.

Znj. Adelina Farrici është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore që prej viti 2015 si dhe anëtare e Komiteteve Drejtuese të shumë projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

All sessions by Adelina Farrici