Takim i Përbashkët Koordinues me Palët e Interesit mbi Zhvillimin e Kapaciteteve në Sektorin Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë

Takim i Përbashkët Koordinues me Palët e Interesit mbi Zhvillimin e Kapaciteteve në Sektorin Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë

 

Takimi i organizuar së bashku nga Shoqata e Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë (SHUKALB) dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Kosovës (SHUKOS) synon të lehtësojë dialogun dhe të sigurojë një koordinim më të mirë midis palëve të interesit në nivel kombëtar dhe rajonal për masat e zhvillimit të kapaciteteve të ofruara në sektorin ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë. Takimi organizohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit “Rrjeti i Zhvillimit të Kapaciteteve Rajonale për Shërbimet Ujësjellës Kanalizime (RCDN+)” dhe Partneritetit të Danubit, D-LeaP.

(Aktivitet i mbyllur, vetëm me ftesë)