DETAJET E EKSPOZITËS

EKSPOZITA TEKNIKE

Shoqëritë UK mbështeten shumë në sigurimin e pajisjeve thelbësore, teknologjive, programeve kompjuterike dhe kimikateve nga kompanitë private brenda sektorit të ujit për të siguruar ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve me cilësi të lartë. Për më tepër, pjesëmarrja e kompanive ekspozuese rrit ndjeshëm përvojën e Konferencës për pjesëmarrësit. Ekspozuesit shfaqin produktet dhe shërbimet më të fundit, duke pasuruar njohuritë e pjesëmarrësve dhe kontribuojnë në mënyrë aktive në programin dhe diskutimet e Konferencës.

Nga ana tjetër, ekspozuesit përfitojnë nga mundësia për t’u angazhuar drejtpërdrejt me klientët e mundshëm, duke e bërë eventin reciprokisht të dobishëm. Si i tillë, eventi mirëpret kompani nga e gjithë bota për të shfaqur produktet dhe shërbimet e tyre dhe për t’iu bashkuar diskutimit mbi çështjet aktuale në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

REGJISTRIMI NË EKSPOZITË

Hapësira e Ekspozitës është e organizuar me stenda nga 6 m² dhe 8 m². Hapësira e stendave të Ekspozitës mund të blihen sipas metrave katrorë me çmimet e mëposhtme:

220,00 Euro/m²

Kompani jo-anëtare të SHUKALB/SHUKOS

Book Now
170,00 Euro/m²

Kompani anëtare të SHUKALB/SHUKOS

Book Now

Blerja e stendës së ekspozitës përfshin:

Shfaqja e emrit dhe logos së kompanisë në stendë                                                                    Shfaqja e logos së kompanisë tek faqja e internetit të Konferencës dhe Ekspozitës (faqja e kompanive ekspozuesve)                                                                                                                      Regjistrim falas në Konferencë për dy përfaqësues të kompanisë që përfshin:

  • Hyrjen në sesionet e konferencës
  • Drekat dhe kafet falas për dy ditë (6 dhe 7 nëntor 2024)
  • Pritjen e Mirëseardhjes (5 nëntor 2024)
  • Eventin Social (6 nëntor 2024)

Facilitetet për hapësirat e ekspozimit

Hapësirat e ekspozimit kanë panele ndarëse, të cilat mund të përdoren për shfaqjen e posterave apo materialeve informuese.  Emri i kompanisë do jetë i shfaqur, si dhe do ketë një tavolinë për materialet.  Gjithashtu, do të ketë ndriçim elektrik 200 V -220V.

Vendosja dhe heqja e tabelave të ekspozimit

Ekspozuesit do të vendosin materialet e ekspozimit gjatë paradites së ditës së parë të Ekspozitës, dt. 5 nëntor 2024, duke filluar në orën 11:00 dhe duhet të mbarojnë vendosjen jo më vonë se deri në orën 17:00.  Ekspozuesit do duhet të largojnë këto materiale në orën 16:30 të ditës së fundit të Ekspozitës, dt. 7 nëntor 2024.

Emri dhe logo i ekspozuesve

Të gjithë Ekspozuesit duhet të sigurohen që së bashku me formularin e regjistrimit, të dërgojnë edhe logon e kompanisë së tyre në format AI, EPS ose PDF.