Vullnet Laniku
Biography
Vullnet Laniku është asistent dhe kandidat për doktoraturë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku angazhohet me orar të plotë.
Kërkimi i tij shkencor fokusohet në ndijimin dhe komunikimin e integruar (Integrated Sensing and Communication, ISAC), në alokimin energjetik efikas të burimeve në rrjetat IoT, dhe në metoda të optimizimit shumëobjektiv që ndërthurin algoritmet evolutive me mësimin përforcues. Punimet e tij janë botuar në procedurat e konferencave të IEEE-së, dhe bashkëpunon në kërkime mbi bashkëjetesën e ndijimit dhe komunikimit në flota heterogjene IoT.
Para angazhimit akademik me orar të plotë ka fituar mbi katër vjet përvojë profesionale në inxhinierinë e telekomunikacionit dhe të rrjetave, duke punuar në projekte për operatorë të mëdhenj kabllorë në Shtetet e Bashkuara, si dhe në automatizim me Python për procese inxhinierike.
Në këtë konferencë ai prezanton një analizë të plotësisë së të dhënave në pilotin me 1 758 ujëmatës inteligjentë LoRaWAN në lagjen Tophane të Prishtinës, duke e trajtuar cilësinë e lidhjes radio si çështje të drejtësisë në faturim dhe të mbikëqyrjes rregullatore.
