Biography
Uran Rakovica ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në drejtimin Elektronikë. Ai ka 10 vite përvojë profesionale në fushën e inxhinierisë elektrike dhe elektronike, të fituar përmes angazhimeve në pozita të ndryshme profesionale, përfshirë edhe sektorin e ujësjellësit. Që nga viti 2017 është pjesë e KRU “Prishtina”, ku aktualisht mban pozitën e Shefit në ITU Shkabaj. Në këtë rol, ai është i angazhuar në drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve teknike dhe operative, me fokus në funksionimin e qëndrueshëm të sistemeve, adresimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike, si dhe përmirësimin e efikasitetit të proceseve.
Krahas angazhimit profesional, që nga viti 2022 ai është i angazhuar edhe si asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, ku kontribuon në procesin mësimor dhe në përgatitjen akademike të studentëve.
Ekspertiza e tij profesionale dhe akademike përqendrohet në fushën e Elektronikës së Fuqisë, në të cilën është duke ndjekur edhe studimet e doktoratës. Përmes ndërthurjes së përvojës praktike profesionale, angazhimit akademik dhe kërkimit shkencor, ai kontribuon në identifikimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve teknike për rritjen e efiçiencës energjetike, optimizimin e proceseve dhe përmirësimin e performancës së sistemeve teknologjike në sektorin e ujit.
