Eris Spahollari
Biography
Eris Spahollari ka përfunduar studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Dega Gjeomjedis.
Ai ka një eksperiencë pune 12-vjeçare pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, me fokus të veçantë në trajtimin e ujërave të ndotura. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar si inxhinier teknolog dhe përgjegjës laboratori për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura Durrës, si dhe menaxher i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Përdorura Lalëz.
Aktualisht, Eris Spahollari mban pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Monitorimit të Shkarkimeve të Ujërave të Ndotura, ku drejton punën për funksionimin, nga ana e procesit teknologjik, të 3 (tre) impianteve që administrohen nga Drejtoria e Impianteve pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës, duke kryer analiza pranë Laboratorit të Ujërave të Ndotura Durrës për të gjitha pikat e monitorimit.
