Vlora Zymberi
Biography
Vlora Zymberi Jusufi ka përfunduar studimet Master në Menaxhim Ndërkombëtar dhe studimet Bachelor në Menaxhim të Shërbimeve Publike pranë International Business College Mitrovica (IBCM).
Që nga shkurti i vitit 2026 ushtron detyrën e Menaxheres së Shërbimit të Konsumatorëve në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, ku menaxhon Departamentin e Shërbimit të Konsumatorëve, organizon komunikimin me konsumatorët (postë, telefon, e-mail dhe qendër thirrjesh), mbikëqyr shërbimin e leximit të ujëmatësve dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet komerciale, financiare, të prodhimit, të mbrojtjes së mjedisit, të cilësisë së ujit dhe të kanalizimit. Nga viti 2019 deri në vitin 2026 ka qenë Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në kompani, përgjegjëse për informimin e publikut mbi aktivitetet dhe projektet e saj, si dhe për komunikimin e brendshëm.
Më parë ka punuar në pozita të projekteve, financave, administratës dhe prokurimit pranë Community Building Mitrovica dhe Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), si dhe ka qenë anëtare e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Mitrovicës.
