Haseda Rragami
Biography
Haseda Rragami ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, dega Juridik, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, si dhe studimet Master Profesional në fushën e së Drejtës Publike pranë Universitetit “Justiniani i Parë”. Në vitin 2015 është licencuar si avokate pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ajo zotëron rreth 15 vite përvojë profesionale në fushën e drejtësisë.
Gjatë karrierës së saj, ka ushtruar funksione të nivelit të lartë specialistik në administratën publike, pranë Bashkisë Shkodër, ku ka përfaqësuar ligjërisht institucionin në proceset gjyqësore civile dhe administrative, si dhe ka kontribuar në hartimin e akteve administrative, kontratave, marrëveshjeve dhe ofrimin e konsulencës ligjore. Ajo ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ku ka prezantuar punimet e saj si folëse e parë.
Aktualisht, ushtron detyrën e Përgjegjëses së Sektorit Juridik pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Shkodër sh.a., ku angazhohet me profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e objektivave dhe forcimin e performancës institucionale.
