Biography
Z. Avni Caka ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Teknik, seksioni i Ndërtimtarisë, drejtimi Hidroteknik.
Ka një përvojë pune afër 40-vjeçare në programe për planifikim, zhvillim dhe menaxhim të projekteve, si dhe në mirëmbajtje në fushën e hidroteknikës. Aktualisht ushtron detyrën e Menaxherit për Ujëra të Ndotura pranë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Përveç mirëmbajtjes, së bashku me kolegët është marrë edhe me zgjidhjen e problemeve të kolektorëve të kanalizimit të ujërave të ndotura në qytet. Gjatë kohës së punës ka marrë pjesë në shumë seminare dhe konferenca nga fusha e ujërave. Ky është viti i dhjetë me radhë që merr pjesë me punime në Konferencën e Përbashkët Ballkanike. Nën drejtimin e tij, Sektori i Mirëmbajtjes së Kanalizimeve ka shënuar rezultate të konsiderueshme.
