Biography
Ndriçim Shani është diplomuar më 1982 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknike. Në vitin 1991 ka kryer Masterin në Hidrologji, Analiza dhe Trajtim Uji, në Universitetin e Montpellier në Francë. Z. Shani ka një eksperiencë mbi 39 vjeçare në fushën e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të mjedisit, si pedagog në universitet dhe si inxhinier projektues. Gjithashtu, ka një eksperiencë të thellë në sektorin privat dhe publik në bërjen e politikave publike në nivelin e Qeverisjes Kombëtare, si dhe në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve të furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe mjedisore në shkallë të madhe të financuara nga donatorët e huaj dhe Qeveria Shqiptare. Zotëron tre gjuhë të huaja dhe ka kryer disa kualifikime kryesisht afatgjata jashtë vendit. Ai është autor i disa teksteve dhe manualeve të ndryshme në fushën e ujit. Z. Shani ka mbajtur dy mandate si Kryetari i Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri, ku i ka përfunduar me sukses në muajin Qershor 2024. Aktualisht, Z. Shani është koordinator i përgjithashëm pranë Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
