Zoge Spahiu
Biography
Zoge Spahiu ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë, drejtimi Hidroteknik. Ajo ka një përvojë mbi 30-vjeçare në zbatim, projektim dhe menaxhim në fushën e ndërtimit, infrastrukturës dhe shërbimeve të ujit. Gjithashtu, ajo ka përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare, si dhe në hartimin e dokumenteve strategjike dhe procedurale për sektorin e ujit.
Në Kosovë, aktivitetet kryesore të saj përfshijnë rregullimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të shërbimit nga ana e ofruesve të shërbimeve, zhvillimin e sistemeve të informacionit për standardet e shërbimit, si dhe kontribon në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore për sektorin e ujit.
Aktualisht, ajo ushtron detyrën e Udhëheqëses së Njësisë së Inspektimit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), ku nën drejtimin e saj ky institucion ka arritur përmirësime të dukshme në efikasitetin, transparencën dhe zbatimin e standardeve sa I përket shërbimeve të ujit në Kosovë.
