Vehbi Duraku
Biography
Vehbi Duraku është inxhinier hidroteknik me 18 vite përvojë profesionale në sektorin e ujit dhe ujërave të ndotura në Kosovë. Që nga viti 2008 punon në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), ku është i angazhuar në rregullimin ekonomik të shërbimeve të ujit, proceset tarifore, vlerësimin e investimeve kapitale dhe menaxhimin e aseteve. Ka përvojë të gjerë në vlerësimin e performancës së kompanive të ujësjellësit dhe kanalizimit, mbikëqyrjen e investimeve dhe përdorimin e sistemeve të informacionit gjeografik (GIS). Është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” dhe përfaqëson Kosovën në takimet e Rregullatorëve Evropianë të Ujit (WAREG).
Ka përfunduar studimet master në Inxhinieri Hidroteknike në Universitetin e Prishtinës, me fokus në trajtimin e ujërave të ndotura. Gjithashtu, ka kontribuar si trajner dhe folës në konferenca e aktivitete ndërkombëtare, si dhe ka ofruar shërbime konsulente në projekte ndërkombëtare për ujë dhe ujëra të ndotura në Kosovë.
