Nevila Saliu
Biography
Nevila Saliu ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë-Kontabël. Ajo ka një përvojë profesionale prej 20 vitesh në fushën e ekonomisë dhe kontabilitetit, të fituar në sektorin privat dhe në fusha të tjera të veprimtarisë ekonomike. Përgjatë karrierës së saj, ajo ka zhvilluar ekspertizë në analizën ekonomiko-financiare dhe në vlerësimin e performancës financiare.
Aktualisht, ajo është Përgjegjëse e Sektorit Ekonomik dhe Tarifave pranë Entit Rregullator të Ujit (ERRU), ku angazhohet në rregullimin ekonomik të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, analizën e aplikimeve tarifore dhe vlerësimin e kostove e të mbulimit të tyre.
Puna e saj përqendrohet në gjetjen e ekuilibrit ndërmjet qëndrueshmërisë financiare të shoqërive ujësjellës-kanalizime, përmirësimit të performancës së sektorit dhe përballueshmërisë së tarifave për konsumatorët, duke kontribuar në zhvillimin e një modeli tarifor të qëndrueshëm dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj publikut.
