Migen Duka

Pedagog, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri

Migen Duka

Pedagog, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri

Biography

Migen Duka është inxhinier hidroteknik dhe inxhinier ndërtimi me profil strukturist, doktorant pranë Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, me eksperiencë në fushën e inxhinierisë, menaxhimit të aseteve dhe mësimdhënies universitare.

Gjatë vitit 2026, ai ka ushtruar funksionin e Administratorit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës sh.a., duke qenë i angazhuar në drejtimin dhe menaxhimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. Përvoja e tij profesionale përfshin projektimin dhe llogaritjen e veprave civile e hidroteknike, si dhe planifikimin dhe menaxhimin e aseteve infrastrukturore.

Paralelisht me karrierën profesionale, prej vitit 2022 është i angazhuar në mësimdhënien universitare, ku kontribuon në formimin e studentëve në lëndët Mekanikë Racionale, Rezistencë Materialesh, Teoria e Strukturave, Hidrologji dhe Vepra Hidroteknike.

Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë projektimin e veprave hidroteknike, analizën dhe llogaritjen e strukturave civile, projektimin e sistemeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si dhe analizën e mureve mbajtëse. Interesat e tij profesionale dhe akademike përqendrohen në ndërthurjen e inxhinierisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, me synimin për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës dhe forcimin e kapaciteteve akademike e profesionale.

All sessions by Migen Duka