Biography
Meriton Shabani ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e “Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës”, drejtimi Hidroteknikë. Ai ka mbi pesë vjet përvojë profesionale në zbatim dhe projektim, në fushën e ndërtimit dhe sektorin e ujit, si dhe përvojë të konsiderueshme në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve.
Gjatë karrierës së tij profesionale, si inxhinier i hidroteknikës, ka qenë i angazhuar në projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe ndërtimore, ndër të cilat përfshihet edhe qendra më e madhe tregtare në Evropën Juglindore.
Në Kosovë, aktivitetet e tij kryesore profesionale përfshijnë menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve në lëmin e hidroteknikës. Aktualisht, ai mban pozitën e menaxherit të Wilo SE – Dega në Kosovë, ku është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të kompanisë, duke ofruar njëkohësisht mbështetje dhe këshillim teknik profesional për klientët në përzgjedhjen, dimensionimin dhe blerjen e pompave.
