Kushtrim Zeneli

Menaxher për Kontroll dhe Lidhje të Ujëmatësve, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, Kosovë

Kushtrim Zeneli

Menaxher për Kontroll dhe Lidhje të Ujëmatësve, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, Kosovë

Biography

Kushtrim Zeneli ka përfunduar studimet Master në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, në fushën e Inxhinierisë së Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Gjeoshkencës dhe Teknologjisë. Ka përvojë profesionale në fushën e teknologjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të sektorit të ujit.

Që nga 01.01.2024 është pjesë e KRU “Prishtina”, ndërsa nga 01.05.2026 ushtron detyrën e Menaxherit të Kontrollit dhe Lidhjes së Ujëmatësve (DKL), ku udhëheq dhe koordinon aktivitetet e kontrollit, inspektimit, lidhjeve ilegale, shkyçjeve dhe menaxhimit të ujëmatësve.

Është i certifikuar nga GIZ në një trajnim për menaxhimin e zonave të kontaminuara, si dhe në trajnime në gazetari dhe informatikë dhe në fushën e teknologjisë së prodhimit (program i GIZ i akredituar nga MASHT). Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Punimi i tij i Masterit trajton monitorimin e ujërave nëntokësorë dhe ndikimin e ujërave shkarkuese të deponisë rajonale të mbeturinave në Gërmovë të Mitrovicës.

All sessions by Kushtrim Zeneli