Biography
Klodian Zyberi ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Informatikë. Ai ka mbi 25 vite eksperiencë në zhvillim, projektim, zbatim dhe drejtim në fushën e teknologjisë së informacionit dhe automatizimit.
Prej shumë vitesh mbështet teknologjikisht shoqëritë ujësjellës-kanalizime dhe është autori i sistemit AL-Billing për administrimin e abonentëve, faturimit, arkëtimeve, ankesave dhe shërbimeve online. Projektet e tij përfshijnë implementimin e Fiskalizimit, konsultimin GIS të abonentëve, leximin online të matësave përmes LoRaWAN dhe integrime me sisteme SCADA.
Aktualisht është Administrator i Jehona Soft, ku drejton zhvillimin e AL-Billing, PagaPro dhe NUVIA. Fokusi i tij i sotëm është përdorimi i inteligjencës artificiale dhe analizës së të dhënave për vendimmarrje më të saktë në shërbimet ujësjellës-kanalizime, duke ruajtur cilësinë e të dhënave, privatësinë dhe sigurinë e informacionit.
