Biography
Gerta Lubonja është diplomuar për Inxhinieri Hidroteknike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe ka ndjekur specializime në Japoni, Austri dhe Turqi, duke thelluar ekspertizën në menaxhimin e ujërave dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo ka një eksperiencë 20 vjeçare në inxhinieri, menaxhimin e ujërave dhe hartimin e politikave publike. Ka kontribuar në sektorin privat dhe ka drejtuar Komisionin e Rregullimit të Territorit në Këshillin Bashkiak të Tiranës (2011–2015). Nga 2014 deri në 2024, ka udhëhequr institucione të rëndësishme për menaxhimin e burimeve ujore dhe ka marrë pjesë në projekte ndërkombëtare, si EUSIWUM dhe ESPID4Vjosa. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në konventa dhe komisione ndërkombëtare për ujërat.
Aktualisht, është Kryetare e Komisionit Kombëtar të Entit Rregullator të Ujit.
