Donika Osmani

Udhëheqëse për Projekte Kapitale

Donika Osmani

Udhëheqëse për Projekte Kapitale

Biography

Donika Osmani ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Dega Ekonomiks. Ajo ka një përvojë disavjeçare në menaxhimin e projekteve dhe në aspektet financiare të tyre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe përvojë shtesë në fushën e financave. Që rreth dy vitesh,Donika është e angazhuar në Kompaninë Rajonale “Ujësjellësi Prishtina” Sh.A., fillimisht në pozitën e Zyrtares së Lartë për Projekte dhe Donacione, ku ka kontribuar në përgatitjen dhe koordinimin e projekteve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë dhe vendore. Aktualisht, ajo është Udhëheqëse e Projekteve Kapitale në “KRU Prishtina” Sh.A., ku gjithashtu është e përfshirë në çështjet sociale të Programit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Graqanic duke kontribuar në përfshirjen e komunitetit dhe ndërgjegjësimin publik për mbrojtjen e mjedisit. Përveç kësaj, Donika është anëtare e Shoqatës së Profesionistëve të Rinj të Ujit.

All sessions by Donika Osmani