Biography
Daut Islami ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Xehtarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Teknologji, si dhe studimet e nivelit Master në Inxhinieri të Mbrojtjes së Mjedisit.
Ka mbi dhjetë vjet përvojë në arsimin e lartë, kryesisht në cilësinë e Udhëheqësit të Sigurimit të Cilësisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Është bashkautor i disa punimeve shkencore që trajtojnë cilësinë e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe ka marrë pjesë në projekte dhe punëtori ndërkombëtare lidhur me standardet dhe legjislacionin për ujin e pijshëm.
Aktualisht, ushtron detyrën e Menaxherit të Furnizimit me Ujë në KRU “Gjakova” Sh.A., ku merret me menaxhimin e proceseve të furnizimit dhe trajtimit të ujit, me fokus në përmirësimin e proceseve teknologjike dhe sigurimin e cilësisë së ujit të pijshëm.
