Biography
Bashkim Halabaku është Inxhinier i diplomuar i Mekanikës (studimet 5-vjeçare) në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht ushtron detyrën si Inxhinier në GIS në KRU “Prishtina” Sh.A., si dhe është Anëtar i Bordit të Drejtorëve në KRU “Mitrovica” Sh.A., me një përvojë mbi 20-vjeçare në sektorin e ujërave, menaxhim dhe infrastrukturë teknike. Ekspertiza e tij ndërthur inxhinierinë me modelimin gjeohapësinor në ArcGIS Enterprise, digjitalizimin e aseteve sipas standardeve ISO 55000 dhe kontrollin e Ujit pa të Hyra (NRW) sipas metodologjisë së IWA.
Ai është pjesë aktive e programit pasuniversitar IWRM (Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore), si dhe trajnues i certifikuar (ToT) nga RCDN në Menaxhimin e Integruar të Aseteve. Ka qenë pjesë e nismave të suksesshme për integrimin e të dhënave gjeohapësinore me sistemet SCADA dhe CRM, duke kontribuar në modernizimin e operacioneve dhe menaxhimin inteligjent të aseteve.
