Albana Jani
Drejtore, Drejtoria e Koordinimit, Analizës dhe Informacionit, Agjencia Kombëtare Ujësjellës-Kanalizime, Shqipëri
Biography
E lindur në Kukës, Albana Jani ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, gjatë periudhës 2003–2007. Ka mbi 18 vite përvojë profesionale në administrim, koordinim, analizë, menaxhim informacioni dhe operacione tregtare, të fituar në sektorin publik dhe privat. Ka punuar për më shumë se tetë vite pranë Vodafone Albania, në pozicione të ndryshme administrative. Gjithashtu, ka ushtruar funksione në sektorin bankar pranë ProCredit Bank Albania. Ka përvojë në fushën e ekonomisë, koordinimit, analizës dhe administrimit.
Aktualisht, ajo mban pozicionin e Drejtores së Drejtorisë së Koordinimit, Analizës dhe Informacionit pranë Agjencisë Kombëtare Ujësjellës-Kanalizime.
All sessions by Albana Jani
Sesioni Teknik 5: Shërbimi ndaj Klientit në Kompanitë Ujësjellës-Kanalizime
04 Nën 2026
15:50-17:00
Salla Beethoven
