Biography
Abdullah Deliu ka përfunduar studimet Bachelor në Gjeodezi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku aktualisht vijon studimet Master në Gjeodezi. Ai ka mbi 8 vjet përvojë profesionale në fushën e gjeodezisë, Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS), hartografisë dhe planifikimit hapësinor.
Gjatë karrierës së tij është angazhuar në projekte të ndryshme, përfshirë pjesëmarrjen në hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale dhe Hartave Zonale, përpunimin dhe analizimin e të dhënave gjeohapësinore, si dhe projekte hartografike të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Zotëron njohuri në përdorimin e teknologjive GIS, matjeve gjeodezike dhe menaxhimit të bazave të të dhënave hapësinore.
Aktualisht, ai është i angazhuar si Inxhinier i Gjeodezisë në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ku kontribuon në avancimin e sistemit GIS, integrimin e matjeve të terrenit dhe digjitalizimin e të dhënave të infrastrukturës së ujësjellësit.
