DETAJET E EKSPOZITËS

EKSPOZITA TEKNIKE

Ekspozita Teknike është një pjesë integrale e Konferencës, duke bashkuar shoqëritë UK, liderët e industrisë, ofruesit e teknologjisë, konsulentët dhe kompanitë e shërbimeve nga i gjithë sektori i ujit. Si partnerë kryesorë të shërbimeve, kompanitë e sektorit privat luajnë një rol jetësor në mbështetjen e ofrimit të shërbimeve të sigurta, të besueshme dhe të qëndrueshme të ujit dhe ujërave të ndotura përmes pajisjeve, teknologjive, softuerëve, kimikateve dhe shërbimeve profesionale inovative.

Ekspozita u ofron pjesëmarrësve një mundësi unike për të eksploruar zgjidhjet më të fundit, për të zbuluar trendet në zhvillim dhe për t’u angazhuar drejtpërdrejt me kompanitë që formësojnë të ardhmen e sektorit. Gjithashtu krijon një mjedis dinamik për shkëmbimin e njohurive, rrjetëzimin dhe bashkëpunimin midis kompanive, furnizuesve, politikëbërësve dhe palëve të tjera të interesuara.

Kompanitë ekspozuese përfitojnë nga ndërveprimi i drejtpërdrejtë me profesionistët e ujit dhe vendimmarrësit nga i gjithë rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, duke rritur vizibilitetin e tyre dhe duke krijuar mundësi të vlefshme biznesi. Kompanitë nga e gjithë bota ftohen të shfaqin produktet, shërbimet dhe ekspertizën e tyre, ndërsa kontribuojnë në diskutimet mbi mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet sektori i ujit sot.

REGJISTRIMI NË EKSPOZITË

Hapësira e Ekspozitës është e organizuar me stenda nga 6 m² dhe 8 m². Hapësira e stendave të Ekspozitës mund të blihen sipas metrave katrorë me çmimet e mëposhtme:

220,00 Euro/m²

Kompani jo-anëtare të SHUKALB/SHUKOS

Book Now
170,00 Euro/m²

Kompani anëtare të SHUKALB/SHUKOS

Book Now

Blerja e stendës së ekspozitës përfshin:

Shfaqja e emrit dhe logos së kompanisë në stendë                                                                    Shfaqja e logos së kompanisë tek faqja e internetit të Konferencës dhe Ekspozitës (faqja e kompanive ekspozuesve)                                                                                                                      Regjistrim falas në Konferencë për dy përfaqësues të kompanisë që përfshin:

  • Hyrjen në sesionet e konferencës
  • Drekat dhe kafet falas për dy ditë (4 dhe 5 nëntor 2026)
  • Pritjen e Mirëseardhjes (3 nëntor 2026)
  • Eventin Social (4 nëntor 2026)

Facilitetet për hapësirat e ekspozimit

Hapësirat e ekspozimit kanë panele ndarëse, të cilat mund të përdoren për shfaqjen e posterave apo materialeve informuese.  Emri i kompanisë do jetë i shfaqur, si dhe do ketë një tavolinë për materialet.  Gjithashtu, do të ketë ndriçim elektrik 200 V -220V.

Vendosja dhe heqja e tabelave të ekspozimit

Ekspozuesit do të vendosin materialet e ekspozimit gjatë paradites së ditës së parë të Ekspozitës, dt. 3 nëntor 2026, duke filluar në orën 11:00 dhe duhet të mbarojnë vendosjen jo më vonë se deri në orën 17:00.  Ekspozuesit do duhet të largojnë këto materiale në orën 16:30 të ditës së fundit të Ekspozitës, dt. 5 nëntor 2026.

Emri dhe logo i ekspozuesve

Të gjithë Ekspozuesit duhet të sigurohen që së bashku me formularin e regjistrimit, të dërgojnë edhe logon e kompanisë së tyre në format AI, EPS ose PDF.