PROGRAMI

KONFERENCA DHE EKSPOZITA E PËRBASHKËT 2026

SHUKOS dhe SHUKALB kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të bashkoheni me ne në Konferencën dhe Ekspozitën e 14-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të zhvillohet në datat 3 – 5 nëntor 2026, në Prishtinë, Kosovë, në ambientet e Emerald Hotel.

TTema e Konferencës, “Uji dhe Mundësi të Barabarta”, thekson rëndësinë e ndërtimit të një sektori uji që nuk është vetëm teknikisht i fortë, por edhe i drejtë, gjithëpërfshirës dhe i përgjegjshëm ndaj nevojave të shoqërisë. E frymëzuar nga tema e Ditës Botërore të Ujit 2026, Uji dhe Barazia Gjinore, Konferenca e këtij viti merr një perspektivë më të gjerë, duke adresuar si aksesin e barabartë ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve ashtu edhe mundësitë e barabarta brenda vetë sektorit të ujit.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshire ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike. Konferenca ofron një platformë ku të gjithë profesionistët në sektorin e ujit, mblidhen dhe diskutojnë, shkëmbejnë informacion, dhe ndajnë përvojat e tyre mbi çështje me interes në sektorin e ujit.