Single Blog Title

This is a single blog caption
21
Tet

Afati i fundit i regjistrimit me tarifa të reduktuara po afron – Konferenca dhe Ekspozita e 13-të e Përbashkët Ballkanike

Afati i fundit i regjistrimit me tarifa të reduktuara po afron – Konferenca dhe Ekspozita e 13-të e Përbashkët Ballkanike

?️ 11–13 Nëntor 2025 | Grand Blue Fafa Resort, Durrës, Shqipëri

SHUKALB dhe SHUKOS kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën tonë të 13-të të Përbashkët Ballkanike që do të mbahet në 11 – 13 nëntor 2025, në qytetin bregdetar të Durrësit, në Shqipëri, në ambientet e Grand Blue Fafa Resort.

Tema e konferencës së këtij viti është “Menaxhimi i qëndrueshëm i ujit përballë ndryshimeve klimatike”, e cila vë theksin në rëndësinë gjithnjë në rritje të qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, efiçencës së burimeve dhe bashkëpunimit rajonal në menaxhimin e qëndrueshëm të sistemeve të ujit.

Ashtu si në vitet e kaluara, Konferenca pritet të mbledhë më shumë se 500 pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit dhe më gjerë – duke përfshirë profesionistë të shoqërive ujësjellës kanalizime, përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal, akademikë, donatorë, kompani private dhe organizata ndërkombëtare. Ky event ofron një mundësi unike për të ndarë njohuri, për të prezantuar kërkime të reja dhe për të forcuar bashkëpunimin profesional dhe institucional në të gjithë rajonin.

Paralelisht me Konferencën, do të zhvillohet Ekspozita Teknike e organizuar pranë sallave kryesore të konferencës, duke ofruar një platformë për kompanitë dhe ofruesit e shërbimeve që të prezantojnë teknologjitë, inovacionet dhe zgjidhjet e tyre më të fundit për sektorin ujësjellës kanalizime.

Bashkohuni me ne – Regjistrohuni tani!

Ftojmë të gjithë profesionistët, institucionet dhe kompanitë e interesuara të regjistrohen për pjesëmarrje në Konferencë dhe/ose të aplikojnë për të ekspozuar në Ekspozitën Teknike.

? Shkarkoni Broshurën e Konferencës për informacionin e plotë mbi temat, planimetrine e ekspozitës, tarifat dhe logjistikën:

? Broshura e Konferencës 2025

? Regjistrohuni tani për në Konferencë!
Mund të regjistroheni në njërën nga dy mënyrat:

1️⃣ Online: [Regjistrohuni këtu]
2️⃣ Me formular: Shkarkoni Formularin e Regjistrimit, plotësojeni dhe dërgojeni me email në:
? info@BalkansJointConference.org

? Regjistrimi me tarifa të reduktuara është i hapur deri më 30 shtator 2025. Mos e humbisni këtë mundësi për t’u bërë pjesë e eventit më të rëndësishëm rajonal në sektorin e ujit!

Për më shumë informacion dhe përditësime, vizitoni faqen zyrtare:

? www.balkansjointconference.org

Kontakte:

? Konferenca dhe Ekspozita: info@BalkansJointConference.org
? Alban Kushi (SHUKALB): +355 42 245101 | ? +355 69 601 2782
? Fatbardha Muqiqi (SHUKOS): +383 38 600 873 | ? +383 44 926 646

 

Ju mirëpresim në Durrës në nëntor 2025!