Komiteti Teknik i Programit të Konferencës përbëhet nga profesionistë dhe ekspertë të sektorit të ujit nga Shqipëria, Kosova, dhe rajoni i Ballkanit. Komisioni do të jetë përgjegjës për të siguruar një balancë dhe cilësi të lartë të prezantimeve që do të mbahen gjatë Konferencë. Komiteti përbëhet nga këta anëtarë:
Baton Begolli (Kryetar i Komitetit të Programit), Këshilltar për Politikat e Ujit, Këshilli Ndërministror i Ujërave, Zyra e Kryeministrit, Kosovë
Baton Begolli (Kryetar i Komitetit të Programit), Këshilltar për Politikat e Ujit, Këshilli Ndërministror i Ujërave, Zyra e Kryeministrit, Kosovë
Ndriçim Shani, Kryetar i Komisionit Kombëtar Rregullator, Enti Rregullator i Ujit, Shqipëri
Arduen Karagjozi, Drejtor, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Shqipëri
Prof. Enkelejda Gjinali, Lektore, Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
PhD. Evis Gjebrea, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime, Tiranë
Kasem Bejko, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Durrës, Shqipëri
Ilir Rodiqi, Ligjërues, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Kosovë
Lumnije Zekaj, Menaxhere e Departamentit të Ujërave të Zeza, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtinë, Kosovë
Mumin Morina, Drejtor Teknik, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidromorava – Gjilan, Kosovë
Fadil Berisha, Zyrtar i Lartë për Raportim dhe Plan Biznes, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor -Prizren, Kosovë
Dafina Syla, Zëdhënese, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakovë, Kosovë